E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Barcelonë: Shqipëria, nga “njolla e errët” në hartën e Europës në destinacionin e preferuar turistik të rinisë spanjolle

Kryeministri Edi Rama në vizitën e tij në Barcelonë ka deklaruar se imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar ndryshe nga sa ishte më parë, si një “njollë e errët” në hartën e Europës.

Në një postim në rrjetet sociale, , Rama u shpreh se delegacioni shqiptar u prit me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, një nga institucionet më prestigjioze ekonomike në rajonin e Katalonjës.

“Barcelonë, ku u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, e ku u ndjemë krenarë për respektin dhe interesimin për Shqipërinë, emri i së cilës kur vije në Spanjë deri jo shumë vite më parë ishte sinonim i një njolle të errët në hartën e Europës, ndërsa sot është emri i një prej destinacioneve të preferuara turistike të rinisë spanjolle, ndërkohë që marrëdhëniet shtetërore me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›