E Diel, 1 Nëntor 2026

Provimet e maturesMinistria Kopjuan me celulare

TIRANE- Ne provimet e matures shteterore te vitit 2011 maturantet kane mundur te kopjojne me celulare. Madje ne disa raste ata jane lejuar edhe nga administratoret. Ky ka qene perfundimi i monitorimit te ketij procesi qe eshte bere nga Inspektoriati Kombetar i Arsimit IKAP i cili ka sugjeruar edhe disa masa permiresues te ketij procesi. Sipas raportit perfundimtar te IKAP edhe pse te gjithe nxenesit i jane nenshtruar nje kontrolli te imtesishem pepara hyrjes ne provime ata serisht jane kapur duke kopjuar ne menyra te ndryshme kryesisht me celulare. Per kete arsye IKAP-i ka bere nje vezhgim duke monitoruar zhvillimin e provimeve ne Gjuhe shqipe dhe Letersi Matematike dhe lende me zgjedhje ne shtate drejtori arsimore dhe 13 zyra arsimore te vendit. Sipas te dhenave ne drejtorine arsimore ne Fier Sarande dhe Has eshte bere i mundur perjashtimi i disa nga nxenesit qe jane kapur duke kopjuar. Keta nxenes jane perjashtuar ne menyre direkte nga provimi. Sipas rezultateve te IKAP pas monitorimit eshte konstatuar se ka pasur edhe raste kur disa administratore kane thyer disiplinen duke i lejuar nxenesit qe te kopjojne. Per ta eshte marre masa e perjashtimit te tyre nga provimi dhe jane zevendesuar me administratore rezerve. Gjithashtu sipas IKAP eshte konstatuar se listat e paraqitura nga AVA kane patur probleme ne disa drejtori arsimore dhe zyra arsimore ku mund te permendim si rast zyren arsimore ne Kruje ku ka pasur mungese te teksteve ne provimin e gjuhes dhe letersise.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›