Provimi i arkitekturës, maturantët: Organizim shumë i mirë

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Testimi për degën e arkitekturës u zhvillua sot te Pallati i Kongreseve.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau përjetime të maturantëve pas testimit të njohurive për pranimin në programin e studimit në degën e arkitekturës.
“Zgjodha arkitekturën, sepse e shoh si një gjë që ndërthur artin dhe kreativitetin”, u shpreh një maturante.
“Ishte pak i vështirë, por munda ta bëj”, tha një tjetër maturante.
“Konkursi ishte nuk mund të them dhe shumë i thjeshtë, ishte i pranueshëm për të thënë të drejtën, pasi kemi parë edhe tezat e mëparshme. Ishte i njëjti format. Kush ka punuar e di shumë mirë si vazhdohet”, theksoi një maturante tjetër.
Një tjetër maturante u shpreh se, “provimi ishte disi i vështirë”.
Një tjetër theksoi se, “provimi ishte më shumë logjik dhe mund të them që ishte i thjeshtë”.
Një maturante tjetër vuri theksin tek organizimi i provimit, duke e cilësuar si “shumë të mirë”.
“Besoj se kam dalë mirë, sepse nuk ishte edhe aq i vështirë”, ishte përjetimi pas provimit i një tjetër maturanteje.
“Shumë mirë, shumë shumë mirë gjithçka! Provimi shkoi mirë. Na dhanë shpjegime të qarta. Përgjithësisht, është shumë mirë këtu”, ishin përjetimet e disa maturantëve të tjerë.
/gj.m/r.e/j.p/