E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse Donald Trump e do kaq shumë ishullin Kharg?

Presidenti i SHBA Donald Trump ka paralajmëruar se nëse një marrëveshje me Iranin nuk arrihet së shpejti, do të synohen edhe sulme ndaj ishullit Kharg.

Por çfarë është Ishulli Kharg?

Është një ishull i vogël 15 milje detare (28 km) pranë bregdetit të Iranit ku 90% e naftës bruto të Iranit kalon nëpër një terminal që ndodhet në ishull.

Marrja e ishullit do të ishte një goditje e fortë për ekonominë iraniane dhe veçanërisht për  Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, duke ndikuar në aftësinë e saj për të zhvilluar luftën, thotë analisti i sigurisë Mikey Kay.

Ky veprim gjithashtu mund të pengojë eksportet e naftës iraniane, t’i japë ushtrisë amerikane një platformë për të nisur sulme kundër Iranit dhe të përdoret si levë për të ushtruar presion mbi Teheranin që të mbajë të hapur Ngushticën e Hormuzit.

Por një operacion i tillë nga SHBA do të ishte i vështirë. Një forcë zbarkimi do të duhej të udhëtonte në distanca të konsiderueshme, qoftë nga uji, qoftë edhe nga ajri.

Kujtojmë se, Irani ka përforcuar mbrojtjen e tij në ishull duke përfshirë vendosjen e më shumë personelit ushtarak dhe mbrojtjes ajrore, thanë burime për CNN.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›