E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte nisur drejt Turqisë, shkatërrohet një tjetër raketë iraniane/ NATO: Gjithmonë të përgatitur

Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart konfirmoi se sistemi i mbrojtjes së aleancës ka kapur sërish një raketë balistike iraniane që po shkonte drejt Turqisë.

Lajmi u bë publik më 30 mars ndërsa ajo thekson se NATO është gjithmonë e përgatitur për kërcënime të tilla dhe do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët e saj.

“Të hënën, më 30 mars, NATO përsëri kapi me sukses një raketë balistike iraniane që shkonte drejt Turqisë. NATO është e përgatitur për kërcënime të tilla dhe gjithmonë do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët”, shkruan ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›