Publikimi i materialeve intime online, Policia e Tiranës nis hetimet

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryesisht pas konstatimit të publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime.
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryen veprime hetimore për identifikimin e adresave IP dhe të dhënave të tjera të faqeve dhe profileve që kanë publikuar apo shpërndarë këto materiale.
Në të njëjtën kohë, strukturat e Policisë po ndërmarrin procedurat për heqjen e materialeve nga platformat ku janë publikuar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.
/gj.m/r.e/a.f/