E Premte, 6 Nëntor 2026

Publikohet lista e Kombëtares me pak lëvizje, shtohet një tjetër debutues nga Superiorja

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Rolando Maran, ka bërë sot publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e fundit të grupit C1 në Ligën e Kombeve përballë Finlandës dhe Bjellorusisë.

kombetarja

Tekniku i kuqezinjve, ashtu siç pritej, ka ruajtur pjesën më të madhe të grupit të futbollistëve në krahasim me ndeshjet e shtatorit, por gjithsesi ka mungesa të emrave të rëndësishëm siç janë Strakosha e Broja, për probleme dëmtimi.

Në listë mungojnë emra si Mehmeti, Kumbulla dhe Kerjota, të cilët ishin të ftuar në grumbullimin e mëparshëm. Ndërkohë mbeten përsëri jashtë lojtarë si Bajrami e Asani që nuk preferohen nga trajneri.

Risia e madhe e këtij grumbullimi është Ysni Ismaili, futbollisti i Dinamos i cili shihet tashmë si alternativë për krahun e djathtë të prapavijës .

LISTA

PORTIERË: Etrit Berisha, Mario Dajsinani, Alen Sherri,

MBROJTËS: Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Klisman Cake, Stavro Pilo, Ardian Ismajli, Samuele Sina, Ysni Ismaili

MESFUSHORË: Kristjan Asllani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Taulant Seferi, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha

SULMUES: Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Kristian Shpendi, Rei Manaj

PANORAMASPORT.AL

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›