E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA ndërpret dialogun me Kosovën, ambasada amerikane në Prishtinë: Veprimet e Kurtit kanë rritur tensionet

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialgoun strategjik me Kosovën.Vendimi i paprecedentë vjen për shkak të shqetësimeve amerikane në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

“Veprimet e qeverisë së përkohshme në Prishtinë kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Në njoftimin e ambasadës amerikane në Prishtinë thuhet se SHBA-të mbeten të përkushtuara për të çuar përpara interesat e përbashkëta të shteteve të bashkuara dhe popullit të Kosovës.

“Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga kryeministri i përkohshëm Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”, thuhet më tej në njoftim.  

Lajmi u parapajmërua më herët gjatë ditës së sotme nga e ngarkuara amerikane me punë në Kosovë, Anu Pratipatti. Ndërkohë së fundmi kryeministri në detyrë Kurti ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për vonesa në vendime gjatë mandatit të tij si dhe e ka akuzuar Gjykatën më të lartë të shtetit për njëanshmëri dhe mbështetje ndaj partive të tjera shqiptare në Kosovë. Deri me tani nuk ka asnjë reagim nga qeveria në Prishtinë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›