E Diel, 1 Nëntor 2026

Punësimi i studentëve, vërshojnë aplikimet

Janë të shumta aplikimet e studentëve për të punuar pranë Bashkisë së Tiranës gjatë periudhës së verës. Në vazhdimësinë e projektit të punësimit veror, kjo bashki ka bërë të mundur që disa  studentë të punësohen pranë administratës duke patur mundësinë për të vënë në praktikë dijet e fituara.

Projekti drejtohet nga Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimeve Sociale dhe formati i aplikimit është shpallur në faqen zyrtare të Bashkisë http://www.tirana.gov.al/?cid=1,62,2033

Qëllimi i projektit është identifikimi i të rinjve, të cilët pas përfundimit të studimeve mund të integrohen në strukturat e administratës lokale. Një nga kriteret e pranimit është edhe hartimi i një eseje  me temë “Ja përse duhet të marr pjesë në këtë projekt”. Ndërkohë afati i dorëzimit të aplikimeve është 15 korriku.

Projekti i punësimit të studentëve është në vitin e pestë të organizmit dhe në të kanë marrë pjesë mbi 250 të rinj, nga të cilët 50 janë punësuar në Bashki apo në projekte të tjera të saj. Punësimi zgjat nga fundi i korrikut deri në fund të shtatorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›