E Diel, 1 Nëntor 2026

Punetoret e pastrimit Do e mbysim Tiranen me plehra

TIRANE- Rruget dytesore te Tiranes rrezikojne te mbeten pa pastruar. Kjo pasi rreth 60 punonjes te ndermarrjes nr.1 te Punetoreve te qytetit qe kujdesen per pastrimin e rrugeve brenda pallateve kane protestuar kunder vendimit te bashkise per largimin e tyre nga detyra ndersa koleget e tyre kane kercenuar se do te bojktojne punen.

Perkrah tyre jane pozicionuar edhe kolege te tyre te cilet i ka zene ankthi se shume shpejt letra e largimit nga puna do u shkoje edhe atyre. Ne fakt behet fjale per rreth 60 punonjes te kesaj ndermarrje te cilet tashme e kane marre fleten e largimit nga detyra. Ata e kane denoncuar kete fakt prane gazetes Shqiptarja.com dhe thone se nuk jane paralajmeruar me pare per kete vendim ndaj edhe letra e largimit nga detyra u ka ardhur e papritur. Nderkohe qe me ta jane bashkuar edhe nje pjese e madhe e kolegeve te cilet duket se shume shpejt do u vije radha per largimin nga detyra. Une u bene 15 vjet qe punoj ne ndermarrjen e gjelberimit te qytetit. Ne punen e bejme. Nuk e kuptojme se perse duhet te na heqin neve nga puna tek ne e gjeten te kursejne keta Po edhe sikur te jete keshtu une nuk e kuptoj se kush do ua beje punen Vetem ne ndermarrjen tone do te hiqen rreth 150 veta nderkohe qe ne do te bejme edhe punen e mirembajtjes se varrezave te Sharres dhe Tufines sepse i kane hequr edhe ata te gjithe nga puna. Dhe cfare eshte ajo me kryesorja neve nuk na kane lajmeruar sic parashikohet ne kontrate per pushimin nga puna - na thote njera prej punonjeseve te kesaj ndermarrjeje e cila shpjegon se do te protestojne para bashkise ne ditet ne vijim.

Punetoret qe tashme e kane marre letren e largimit nga puna dhe duke filluar qe nga 1 shkurti nderpresin marredheniet e punes me administraten e bashkise se Tiranes por edhe mjaft te tjere qe kane frike se mos pesojne te njejtin fat thone se kane kerkuar sqarime nga drejtoria dhe bashkia e Tiranes por nuk kane marre asnje pergjigje. Po eshte bere strukture e re na thane ne bashki por nuk na japin pergjigje konkrete se perse ne jemi pushuar - na sqarojne me tej ata. - Nese nuk marrim pergjigje konkrete ne nuk do te pastrojme me rruget mes pallateve - kercenojne me tej ata.

STRUKTURA E RE
Ne fakt vendimi per shkurtimin e nje numri te konsiderueshem te punonjesve te kesaj ndermarrje eshte marre qe gjate muajit nentor ne mbledhjen e keshillit bashkiak. Ne projektvendimin ku ishte percaktuar edhe struktura e re e bashkise se Tiranes parashikohej qe drejtoria e pergjithshme nr.1 e punetoreve te qytetit nga 676 punonjes te kishte 520 punonjes duke shkurtuar plot 156 punonjes dhe vetem ne sektorin e gjelberimit u shkurtuan vendet e 4 teknikeve te impianteve ujitese 68 punetore gjelberimi dhe 2 punetore te kafsheve. Nderkohe qe ne sektorin e pastrimit hiqen 59 punetore dhe nje pergjegjes sektori. Sipas rregullores kjo ndermarrje ka per detyre te mirembaje parqet dhe lulishtet shatervanet serat me lule kopshtin zoologjik pastrimin e rrugeve dytesore dhe tretesore pra hapsirat mes pallateve si dhe heqjen e mbeturinave skeletike dhe inerte. Per me teper pas ristrukturimit kesaj ndermarrjeje iu shtua edhe nje funksion i ri ai i mirembajtjes se varrezes publike te Sharres dhe Tufines per te cilat me pare kujdeseshin rreth 70 punonjes dhe ata te larguar nga detyra ne fillim te janarit nga bashkia e Tiranes. Nderkohe qe vala e shkarkimeve pritet te vijoje edhe gjate diteve ne vijim.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›