E Diel, 1 Nëntor 2026

Punimet në mbikalimin e ri në Qafë Kashar, ARRSH: Më 13 dhe 14 janar do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Tiranë-Rinas, ja rrugët alternative

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të lëvizjes në drejtim Tiranë-Rinas në datat 13-14 janar nga ora 20:00 deri në 06:00.

ARRSH sqaron se qarkullimi i automjeteve do të realizohet përmes rrugëve alternative: Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit);  rruga dytësore; Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas; dhe rruga Kashar – Thumanë.

“Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë → Rinas, në intervalin: Ora 20:00 – 06:00 Datat 13–14.01.2026

Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:

• Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)

• Rruga dytësore

•Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas

• Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›