Punimet për parkun rekreativ të Shkodrës, qytetarët vlerësojnë investimin dhe dënojnë dëmtimet publike

Punimet për ndërtimin dhe sistemimin e Parkut Rekreativ të Shkodrës po vijojnë me ritme të kënaqshme, duke sjellë ndryshime të dukshme në një nga hapësirat më të rëndësishme publike të qytetit.
Projekti synon krijimin e një ambienti modern dhe funksional për familjet, të rinjtë dhe vizitorët, me zona të gjelbra, kënde çlodhjeje dhe hapësira për aktivitete rekreative.
Qytetarët shprehen të kënaqur me ecurinë e punimeve, por krahas vlerësimeve pozitive, qytetarët kanë shprehur edhe keqardhje për dëmtimet e herëpashershme të infrastrukturës publike.
“Ka filluar për tu bërë por ishalla po bëhet edhe më i bukur”, u shpreh një qytetare.
Sipas autoriteteve vendore, parku do të dominohet nga gjelbërimi dhe do të shërbejë si një hapësirë e hapur për familjet, të rinjtë dhe qytetarët që kërkojnë natyrë, qetësi dhe përmirësim të cilësisë së jetesës. Projekti synon ta shndërrojë këtë territor në atë që tashmë cilësohet si “mushkëria e re” e Shkodrës.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/