E Martë, 3 Nëntor 2026

Punimet për zgjerimin e argjinaturës së ujëmbledhësit të Digës Zëmblak, vaditje e 3100 hektarëve

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Punimet për zgjerimin, thellimin dhe përforcimin e argjinaturës së ujëmbledhësit të Digës Zëmblak, në Maliq, sigurojnë vaditjen e një sipërfaqeje prej 3100 hektarësh në Fushën e Maliqit, përmes një rrjeti kanalesh ujitëse me gjatësi 33 km.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale momente nga punimet që po kryen në këtë digë, ku mjete të rënda po punojnë për thellimin e shtratit të ujëmbledhësit.

“Punimet për zgjerimin, thellimin dhe përforcimin e argjinaturës së ujëmbledhësit të Digës Zemblak, në Maliq, i cili siguron vaditjen e një sipërfaqeje prej 3100 hektarësh në Fushën e Maliqit, përmes një rrjeti kanalesh ujitëse me gjatësi 33 km”, theksoi Rama.

Rama nënvizoi se, përmes rritjes së kapacitetit ujor të digës që garanton furnizim me ujë për fermerët e zonës, synohet fuqizimi i markës “Made in Albania” në tregjet vendase dhe ndërkombëtare.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›