E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pushteti vendor me 114.6 miliardë lekë në vitin 2027, Demo: Prioritet digjitalizimi i shërbimeve

Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, me një rritje prej 2.4% krahasuar me vitin e kaluar.

Gjatë prezantimit në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, bëri të ditur se prioritet do të jenë digjitalizimi i shërbimeve bashkiake, forcimi i kapaciteteve administrative dhe përgatitja për zbatimin e reformës territoriale.

Sipas projektbuxhetit, transferta e pakushtëzuar e përgjithshme do të jetë 29.3 miliardë lekë, me rritje 5.2%, ndërsa transferta e pakushtëzuar sektoriale parashikohet në 19.9 miliardë lekë, me rritje 2.4%.

Demo prezantoi gjithashtu sistemin AFMIS, të financuar nga Banka Botërore, i cili synon përmirësimin e planifikimit dhe monitorimit financiar të bashkive, përmes një paneli që do të mundësojë ndjekjen në kohë reale të financave vendore.

Ministri theksoi se viti 2027 do të shërbejë si periudhë tranzicioni për bashkitë e reja, ndërsa përgatitjet administrative dhe financiare do të synojnë konsolidimin e tyre.

Gjatë diskutimeve, Demo u ndal edhe te trajtimi i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe rastet e pretenduara të shkeljeve gjatë protestave. Ai bëri të ditur se aktualisht janë 9 punonjës policie të pezulluar, ndërsa rreth 50 raste janë nën hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Lajme të Sugjeruara

Ministri Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë

Ministri Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë

Berisha takim me strukturat e Tiranës: Nuk tërhiqemi nga protesta, shpërthimi rinor të mos shkojë dëm

Berisha takim me strukturat e Tiranës: Nuk tërhiqemi nga protesta, shpërthimi rinor të mos shkojë dëm

Rutte publikon foton me Ramën: Në fokus të takimit, mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

Rutte publikon foton me Ramën: Në fokus të takimit, mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›