E Hënë, 2 Nëntor 2026

Putin: Rusia gati për një raund të ri bisedimesh në Stamboll

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia është e gatshme të marrë pjesë në një raund të ri bisedimesh në Stamboll.

Gjatë një deklarate të dhënë këtë të premte, kreu i Kremlinit theksoi se në tryezën e negociatave do të përfshihen edhe memorandumet që Moska ka paraqitur më herët për diskutim.

“Rusia është e gatshme të angazhohet në një proces të ri negociatash në Stamboll,” u shpreh Putin, duke shtuar se dokumentet që janë paraqitur nga pala ruse do të jenë pjesë e diskutimeve.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet ndërkombëtare mbeten të larta, ndërsa vëmendja është përqendruar te mundësitë për rikthimin e dialogut diplomatik mes Rusisë dhe Perëndimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›