E Hënë, 2 Nëntor 2026

Putin kërcënon NATO-n: Jeni në luftë me ne nëse autorizoni Ukrainën për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kërcënbuar NATO-n lidhur me dhënien e autorizimit për Ukrainën që e lejon të përdorë raketat me rreze tëgjatë veprimi.

Kreu i shtetit rus ka deklaruaer se nëse Uiraina do të lejohet të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi në territorine  Rusisë, atëherë vendet e NATO-s kanë hyrë në luftë.

“Nëse merret ky vendim, nuk do të thotë asgjë më pak se përfshirja e drejtpërdrejtë e vendeve të NATO-s në luftën në Ukrainë. Kjo do të ndryshonte vetë natyrën e luftës. Kjo do të thotë se vendet e NATO-s janë në luftë kundër Rusisë”, tha Putin në një video të postuar nga presidenca ruse.

Megjithatë, pak më herët, Rusia raportoi se kishte rimarrë 10 fshatra në rajonin e Kurskut, ku Ukraina nisi një pushtim në shkallë të gjerë muajin e kaluar.

“Trupat çliruan 10 vendbanime në vetëm dy ditë”, tha ministri rus i Mbrojtjes në një postim në Telegram.

Ndërkohë, kushte të reja po krijohen nga agresioni rus në frontin e luftës me Ukrainën, gjë që e vë komunitetin perëndimor në një gjendje shqetësimi dhe alarmi për nivelin e mbështetjes që do t’i japë Kievit.

Volodymyr Zelensky tha më herët se ushtria ruse ka filluar kundërsulmin në rajonin perëndimor të Rusisë, Kursk dhe se Ukraina priste një kundërsulm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›