Putin kërcënon me raketa bërthamore, Moska vë në gatishmëri sistemin “Sarmat”, Putin: Shkatërron çdo mbrojtje në botë

Presidenti rus Vladimir Putin ka lëshuar një paralajmërim të fortë për Perëndimin duke deklaruar se Rusia nuk do të ndalë modernizimin e forcave të saj bërthamore. Gjatë një vizite në Institutin e Teknologjisë në Moskë, kreu i Kremlinit theksoi se po krijohen sisteme raketore të afta për të depërtuar çdo mburojë aktuale apo të ardhshme.
Putin njoftoi se raketa balistike ndërkontinentale “Sarmat” e testuar një ditë më parë, është më e fuqishmja në botë, dhe do të futet në gatishmëri luftarake brenda këtij viti. “Ne u detyruam të mendonim për sigurinë tonë dhe ruajtjen e ekuilibrit të forcave pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga traktatet e mbrojtjes”, u shpreh ai para inxhinierëve rusë.
Sipas udhëheqësit rus, kjo armatë e re ka një rreze veprimi prej 35 mijë kilometrash dhe mund të godasë objektiva kudo në Evropë apo Amerikë. “Sarmat ka aftësinë të tejkalojë çdo sistem kundër-raketor dhe pesha e ngarkesës së saj është katër herë më e madhe se homologet perëndimore”, nënvizoi Putin gjatë fjalës së tij. Kjo garë e re armatimi e nisur nga Kremlini shihet si një tentativë e hapur për të treguar supremacinë ushtarake ndaj aleancës së NATO-s.
/rtsh.al/