Putin kërkon të bëjë ndërmjetësin, i telefonon homologut iranian

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, ku u diskutuan negociatat mes Iranit dhe SHBA-së në Islamabad.
Sipas mediave ndërkombëtare, gjatë kësaj telefonate Putin theksoi se Rusia është e gatshme të vazhdojë të luajë një rol aktiv në lehtësimin e një zgjidhjeje për konfliktet në Lindjen e Mesme.
Një deklaratë e tillë është bërë menjëherë pas dështimit të negociatave SHBA-Iran në Islamabad.
Sot, zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance derklaroi se përfaqësues të Iranit kanë zgjedhur të mos i pranojnë kushtet e SHBA-së.
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili udhëhoqi delegacionin e Teheranit në bisedimet me Pakistanin, tha se tani ishte koha që SHBA-të “të vendosin nëse mund ta fitojnë besimin tonë apo jo”.
Në një postim në X, Ghalibaf thotë se ai theksoi para negociatave se Irani kishte “besim dhe vullnet të mirë”, por për shkak të përvojave të tij në dy luftërat e mëparshme, ai “nuk kishte besim te pala kundërshtare”.
Ai tha se delegacioni iranian “ngriti iniciativa që shikojnë përpara, por pala kundërshtare në fund të fundit dështoi të fitonte besimin e delegacionit iranian në këtë raund negociatash”.