Putin kritikon Komitetin Nobel: “Çmimi i Paqes duhej t’i jepej Donald Trump”

Presidenti rus Vladimir Putin ka kritikuar ashpër Komitetin e Çmimit Nobel për Paqen, pasi ky institucion nuk i dha çmimin e sivjetshëm ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Në një reagim për mediat, Putin tha se çmimi ka humbur besueshmërinë, duke u dhënë njerëzve që, sipas tij, “nuk kanë bërë asgjë për botën”. Ai argumentoi se Trump ka kontribuar në zgjidhjen e krizave të mëdha ndërkombëtare dhe meritonte të nderohej me këtë çmim prestigjioz.“Ky çmim ka humbur besueshmërinë. Komiteti diskutoi çmimin për njerëz që nuk kanë bërë asgjë për botën,” – tha Putin, duke shtuar se “Trump zgjidh probleme komplekse, kriza që zgjasin me dekada.”
Deklarata e Putin erdhi pas shpalljes së fituesit të Çmimit Nobel për Paqen 2025, një zgjedhje që duket se nuk përputhet me pritshmëritë e Kremlinit.
Ndërkohë, vetë Donald Trump reagoi në mënyrë të shkurtër por të qartë në rrjetet sociale, duke falënderuar liderin rus për mbështetjen:“Faleminderit Presidentit Putin!”, – shkroi Trump.
Kjo deklaratë publike e mbështetjes nga Putin për Trump pritet të shkaktojë debat të gjerë ndërkombëtar, veçanërisht në SHBA, ku marrëdhëniet mes dy figurave politike kanë qenë shpesh objekt kritikash dhe diskutimesh politike.