E Hënë, 2 Nëntor 2026

Putin në ekranin e madh, Jude Law transformohet në liderin rus

Filmi i shumëpritur i Olivier Assayas, “Magjistari i Kremlinit”, do të ketë premierën e tij të dielën, më 31 gusht, në Festivalin e 82-të të Filmit në Venecia.

Në kast përfshihen Paul Dano, Alicia Vikander, Zach Galifianakis dhe Tom Sturridge, ndërsa Jude Law, dy herë i nominuar për Oscar, luan Vladimir Putinin.

Fotografia e parë zyrtare e Law si Putin ka shkaktuar sensacion në internet për ngjashmërinë e jashtëzakonshme me udhëheqësin rus.

Filmi, i shkruar nga Assayas dhe Emmanuelle Carrère, bazohet në romanin më të shitur të Giuliano da Empoli dhe rrëfen ngjitjen në pushtet të Putinit në Rusi, që nga fillimi i viteve 1990, në periudhën post-sovjetike.

Assayas ka deklaruar për Variety se filmin e sheh si një retrospektivë historike, që tregon me saktësi rrugëtimin e Putin, i cili nuk është treguar më parë me të njëjtën qartësi si në libër.

Regjisori zbuloi gjithashtu se realizimi i filmit ishte sfidues, pasi xhirimet nuk mund të bëheshin në Rusi për shkak të aksesit të kufizuar në disa zona.

Si përfundim, filmi është xhiruar tërësisht në Letoni.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›