E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT aksion per heqjen e kioskave

Drejtoria e Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza se bashku me Policine Bashkiake ka ndermarre gjate dites se sotme nje aksion per zhbllokimin e hapsirave publike dhe mbylljen e hyrjeve te paligjshme te hapura nga qytetaret apo subjektet perreth QSUT. Aksioni i sotem kishte te bente me mbylljen e nje prej hyrjeve ne afersi te morgut. Po keshtu ne bashkepunim me policine bashkiake eshte pastruar edhe territori i kesaj qendre spitalore nga te pakten 10 kioska qe operonin ne menyre te paligjshme. Ka ardhur koha dhe momenti i duhur qe ne kuadrin e te gjithe reformes qe po behet ne kete institucion dhe kjo pjese duhet te shkoje ne vendin e vet. Do te thote portat e paligjshme te cilat afektojne veprimtarine e perditshme te punes ne kete institucion qofte ky hyrje daljet e personelit apo dhe te te afermve te pacienteve te cilet them qe afektojne punen cdo dite ne kete institucion. Sot ato do te mbyllen -ka pohuar gjate fjales se tij drejtori i QSUT Saimir Ivziku. Ne territorin e QSUT do te ndalet parkimi i automjeteve private pasi jo ne pak raste ato bllokojne punen e autoambulancave dhe paralizojne punen ne kete institucion. Masa priten te merren edhe ne drejtim te familjareve te pacienteve te cilet nuk do te lejohen te hyjne ne pavijone ne cdo kohe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›