E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht”, ARRSH: Kryhet shpërthimi i kontrolluar në dalje të tunelit të Llogarasë

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka kryer me sukses shpërthimin e kontrolluar, rreth një kilometër nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës.

Punimet u koordinuan me Policinë e Shtetit, ndërsa u bë menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.

Sipas ARRSH, pas shpërthimit me eksploziv, qarkullimi i mjeteve ka nisur normalisht.

“Ju informojmë se shpërthimi i kontrolluar i kryer sot, 1km nga dalja e tunelit të Llogarasë në drejtim të Palasës, ka përfunduar me sukses pa penguar trafikun.
Puna u realizua sipas të gjitha standardeve të sigurisë. Tashmë qarkullimi i mjeteve vijon normalisht”, njofton ARRSH.

/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›