Qëllohet dy herë me thikë 33-vjeçari në Vlorë

Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të shtunë në qytetin e Vlorës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës.
Një 33-vjeçar është qëlluar dy herë me mjet prerës.
I plagosuri mësohet se ndodhet në ambientet e kirurgjisë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia vijon punën për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.