Qëllohet me armë zjarri ndaj një automjeti në Kombinat, në kërkim autori

Një konflikt mes dy personave ka rezultuar në përdorimin e armës së zjarrit në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kombinat, ku pas një konflikti të çastit është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç.
Për fat të mirë, nga ky konflikt nuk ka pasur të dëmtuar, ndërsa autoritetet kanë identifikuar autorin e ngjarjes, i cili është shpallur në kërkim.
Policia thotë se konflikti mes dy individëve ka eskaluar në përdorimin e armëve, por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të rënda.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/rtsh.al/