E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëlloi me çifte për të trembur kafshën, 73-vjeçari në Kamëz plagos aksidentalisht mbesën

Një 73-vjeçar në Laknas të Kamzës ka plagosur aksidentalisht me çifte mbesën e tij 30-vjeçe, ndërsa ka qëlluar me armë për të larguar një kafshë.

Një nga saçmet e çiftes ka plagosur në faqe 30-vjeçaren e cila ka shkuar për ndihmë mjekësore në poliklinikë, dhe pas mjekimit është larguar për në banesë.

Njoftimi:

Rreth orës 15:30, është marrë njoftim se në poliklinikën në Kamëz është paraqitur për mjekim shtetasja E. L., rreth 30 vjeçe.

Menjeherë në vendngjarje ka shkuar Grupi Hetimor me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i shtetasit N. Sh., rreth 73 vjeç, banues në Laknas, për veprime të metejshme proceduriale. Paraprakisht dyshohet se 73-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë dhe për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe shtetasen E. L, e cila po qendronte në oborrin e banesës së xhaxhait të saj, në Laknas.

30-vjeçarja pas marrjes së mjekimit kaloi në banesë.  Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›