E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëlloi me pistoletë pas sherrit me fqinjin, policia vë në pranga autorin! Detaje nga ngjarja e Shkodrës

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 41-vjeçarin S.J, i cili kanosi me armë zjarri fqinjin e tij.

Sipas informacioneve 41-vjeçari A.K banues në Dobraç të Shkodrës pas një përplasjeje për motive të doëbat me fqinjin e tij A.K, ka qëlluar me pistoletë në tokë për ta trembur .

Pas marrjes së informacionit policia ka vënë në pranga 41-vjeçarin duke parandaluar një ngjarje kriminale.

Njoftimi:

Kanosi fqinjin e tij,  duke qëlluar me armë zjarri pistoletë, në fshatin Dobraç, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari.  

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Dobraç, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri, fqinjin e tij, kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. J., 41 vjeç, banues në Dobraç.

Nga veprimet e para proceduriale dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi S. J. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin A. K.

Materialet procedurale do t’i kaloj ë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›