E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpall projektet fituese

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpalli sot projektet fituese në disa kategori.

Në kategorinë e “Ditë, Javë ose Festival Filmi” u shpallën fitues projektet:

“Festivali i 14-të i filmit shqiptar” nga Iceberg Communication,

“Retro International Film Festival” nga Begolli Production,

“International Students Film Festival in Tirana (ISFFT)” nga Element Studios,

“Udhëtim i ëndërrt” nga Genc Përmeti.

Në kategorinë “Botim ose Përkthim Libri Kinematografik” u shpall fitues “Shqipëria në artin filmik të Dhimitër Anagnostit”, nga Elsa Demo.

Në kategorinë “Pjesëmarrje në Konferenca, Seminare, Punëtori, ose Trajnim për Kineastë”, u shpall fitues “Crew rooms intensive – Punëtori krijuese për profesionet e reja në kinematografi”, nga Filter Film.

Në kategorinë “Filmi Artistik me metrazh të gjatë – vepër e parë”, projekti fitues u shpall “Unaza”, nga Klajd Papadhimitri.

QKK është institucioni më i rëndësishëm kombëtar që inkurajon, financon dhe promovon prodhimin kinematografik në Shqipëri. Përmes administrimit të fondit publik, QKK mundëson zhvillimin e industrisë së filmit në vendin tonë.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›