Festat e fundvitit, forcohet leku në raport me monedhat e huaja

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet të martën me 96,61 lekë, ose 0,09 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa monedha e gjelbër amerikane ka humbur terren me 0,23 lekë duke u këmbyer me 83,25 lekë.
Sot në tregun valutor i janë lëkundur pozitat edhe paundit britanik dhe frangës zvicerane të cilat kanë humbur në këmbim me lekun, përkatësisht nga 0,55 lekë dhe 0,17 lekë.
Paundi britanik këmbehet me 109,79 lekë dhe franga zvicerane këmbehet me 103,45 lekë.
Tregu vendas i këmbimit vijon të reflektojë ecurinë në bursat ndërkombëtare, ku dollari amerikan dhe regjistruar zhvlerësim në këmbim me valutat e huaja, teksa rritja e prurjeve valutore nga emigrantët që kthehen për festat e fundvitit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në tregun e euros. Prurjet valutore të emigrantëve kontribuojnë në uljen e kostos së euros dhe stabilizimin e tregut valutor gjatë periudhave të larta të kërkesës.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 83.25 | -0.23 | |
| Euro | EUR | 96.61 | -0.09 | |
| Poundi britanik | GBP | 109.79 | -0.55 | |
| Franga zvicerane | CHF | 103.45 | -0.17 | |
| Jeni japonez (100) | JPY | 53.36 | -0.05 | |
| Dollari australian | AUD | 54.50 | +0.05 | |
| Dollari kanadez | CAD | 59.42 | -0.02 | |
| Korona suedeze | SEK | 8.80 | 0.00 | |
| Korona norvegjeze | NOK | 8.20 | 0.00 | |
| Korona daneze | DKK | 12.93 | -0.02 | |
| SDR | SDR | 113.39 | -0.02 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 348397.92 | +1,541.86 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 4738.57 | +296.60 | |
| Juani kinez (onshore) | CNY | 11.78 | -0.01 | |
| Juani kinez (offshore) | CNH | 11.78 | -0.01 | |
| Lira turke | TRY | 1.96 | -0.01 | |
/j.p/r.e/