E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qendra e Artit “Vaçe Zela” drejt përfundimit, Rama ndan pamjet nga Lushnja

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel në rrjetet sociale pamje nga punimet drejt përfundimit të Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë.

Në postimin e tij, Rama thekson se ky investim i jep qytetit një hapësirë të re kulturore, duke e konsideruar projektin si një rilindje për jetën artistike të Lushnjës. Ai ka shoqëruar pamjet me një përshëndetje për qytetarët:

“Mirëmëngjes! Dhe me pamjet nga puna drejt përfundimit për rilindjen e Qendrës së Artit ‘Vaçe Zela’ në Lushnjë, një investim që i rikthen qytetit një hapësirë të re kulturore, ju uroj një të diel të qetë.”

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›