E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qershi mbi art e trashëgimi”, banorët e Kolanecit në Maliq promovojnë kulinarinë dhe traditat

Me qëllim promovimin e kulinarisë dhe krijimin e një tradite festive tëtë përvitshme, në fshatin piktoresk të Kolanecit, vetëm 5 kilometra nga qyteti i Maliqit, u organizua këtë fundjavë edicioni i parë i panairit “Qershi mbi art dhe trashëgimi”, një nismë e Bashkisë Maliq në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Me synim promovimin e trashëgimisë së pasur të zonës, kulinarisë, artit vendas dhe bukurive natyrore që ofron Kolaneci, Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, e konsideroi nismën një hap drejt zhvillimit të mëtejshëm të turizmit rural.

“Jemi në një nga fshatrat më të bukur të bashkisë Maliq, jo vetëm për natyrën, por edhe traditën dhe historinë. E meritonte Kolaneci këtë festë dhe të jetë ky një fillim i mbarë”, tha kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu.

Banorët e zonës shprehën vlerësim për përpjekjet e promovimit të e zonës.

“Qëllimi është rivitalizimi i të gjithë zonës së Malqit, por mendoj që tani Kolaneci nuk do flasë më me të shkuarën, por me turizmin dhe do të jetë një vend turistik bashkëkohor”, u shpreh Brizida Gjikondi, organizatore e eventit.

Të gjithë banorët prezantuan gatimet me recetat tradicionale të zonës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›