E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria emëron Mario Keputa, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e zhvilluar sot, më 16 shtator, ka miratuar disa vendime për emërime në administratën publike. Në Komisionin Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura janë emëruar Genci Gjeçi dhe Anisa Kureta, të cilët do të jenë anëtarë të këtij institucioni rregullator.

Ndërkohë, Mario Keputa është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. Keputa ka përfunduar studimet në Administrim Publik në Cornell University, me fokus në politika financiare dhe ekonomike. Gjatë formimit të tij akademik dhe eksperiencës profesionale, ai është fokusuar në zhvillimin ekonomik, konkurrueshmërinë, inovacionin dhe politikat publike.

Në vitet e fundit, ai ka punuar si konsulent pranë Bankës Botërore, në projekte dhe analiza të lidhura me konkurrueshmërinë, zhvillimin ekonomik dhe politikat e zhvillimit.

Puna dhe kërkimi i tij janë përqendruar gjithashtu në konkurrueshmërinë europiane, politikat e inovacionit, integrimin ekonomik dhe zhvillimin e sektorit privat.

Sipas vendimeve të miratuara, emërimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të botohen në Fletoren Zyrtare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›