Qeveria kalon në administrim të Bashkisë Durrës 259 apartamente dhe tre kopshte

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një vendim për kalimin në administrim të Bashkisë Durrës të 259 apartamenteve në gjashtë ndërtesa banimi, një dhome teknike dhe tri njësive të shërbimit “Kopsht”.
Vendimi është marrë në mbështetje të aktit normativ “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”.
Sipas vendimit, apartamentet, të shpërndara në gjashtë pallate, së bashku me një dhomë teknike dhe tre njësi shërbimi “Kopsht”, kalojnë në pronësi dhe administrim të Bashkisë Durrës, sipas listës së inventarit që i bashkëlidhet vendimit.
Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Bashkia Durrës.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
/gj.m/r.e/