E Hënë, 2 Nëntor 2026

RIGA – Letonia mbyll hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë

RIGA, 11 shtator /ATSH-DPA/ – Letonia do të mbyllë hapësirën ajrore përgjatë kufirit të saj lindor me Bjellorusinë dhe Rusinë për një javë, pas shkeljes së hapësirës ajrore polake nga dronët rusë, njoftoi sot  ministri i mbrojtjes së vendit.

Vendimi  do të vlejë deri më 18 shtator, me mundësi për zgjatje, tha ministri i Mbrojtjes Andris Spruds gjatë një konference për shtyp në Riga.

Spruds e cilësoi shkeljen e hapësirës ajrore  nga dronët rusë si një shkelje të qartë të hapësirës ajrore të NATO-s dhe tha se Letonia duhet të përgjigjet. Ai qetësoi banorët duke thënë se aktualisht nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë, por masat parandaluese janë të nevojshme.

Mbyllja e hapësirës ajrore lehtëson zbulimin e objekteve fluturuese të paautorizuara.

“Dronët rusë në hapësirën ajrore të NATO-s janë një sinjal paralajmërues dhe duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar përshkallëzimin e sulmeve me dronë”, tha Sprūds. /Ad.Ab./.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›