E Martë, 3 Nëntor 2026

ROME – Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës sonë janë të papranueshme

ROME, 17 korrik /ATSH/ – Një bastisje izraelite në Rripin e Gazës ka goditur Kishën e Familjes së Shenjtë. Dy persona raportohet se kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur rëndë, ndërsa Ati Gabriel Romanelli, prifti i famullisë, është plagosur lehtë në këmbë, deklaroi e shqetësuar mbi situatën kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Përveç kryeministres, fjalë dënimi erdhën edhe nga ministri i Jashtëm Tajani.

“Sulmet e ushtrisë izraelite kundër popullsisë civile në Gaza nuk janë më të pranueshme. Bastisja e mëngjesit të sotëm goditi gjithashtu Kishën e Familjes së Shenjtë në Gaza, një akt i rëndë kundër një vendi të krishterë adhurimi”, theksoi Tajani.

”Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për Atin Romanelli, i cili u plagos gjatë bastisjes. Është koha të ndalemi dhe të gjejmë paqen”, shtoi ai. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›