E Martë, 3 Nëntor 2026

TEL AVIV – Netanyahu konfirmon armëpushimin dhe tërheqjen e forcave siriane nga Sweida

TEL AVIV, 17 korrik /ATSH/- Izraeli arriti një armëpushim në Siri nëpërmjet veprimeve të dhunshme, tha sot kryeministri Benjamin Netanyahu, sipas “Jerusalem Post”.

“Ne kemi krijuar një politikë të qartë, demilitarizimin e zonës në jug të Damaskut dhe mbrojtjen e vëllezërve tanë, Druzëve”, shtoi Netanyahu.

“Unë i dhashë udhëzime IDF-së të vepronte me forcë sepse regjimi i Damaskut dërgoi ushtrinë e tij në jug të kryeqytetit dhe masakroi Druzët”, tha ai.

“Si rezultat i veprimeve tona të intensifikuara, është vendosur një armëpushim dhe forcat siriane u tërhoqën sërish në Damask”, theksoi ai.

Qeveria e presidentit sirian Ahmed al-Sharaa së shpejti do të tërheqë forcat e saj nga zonat me popullsi Druze”, tha një zyrtar izraelit dje në mbrëmje.

“Druzët e Sirisë kishin arritur një marrëveshje armëpushimi me qeverinë siriane në Sweida, e cila do të hynte në fuqi menjëherë”, tha dje udhëheqësi fetar druz, Sheikh Yousef Jarbou.

Një armëpushim i shpallur të martën në mbrëmje u prish vetëm pas disa orësh. Pati ende zjarr nga forcat qeveritare në qytetin kryesisht druz të Sweida-s, pasi u bë njoftimi.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë, SANA, mbështeti raportet për një marrëveshje armëpushimi, duke shtuar se pikat e kontrollit të sigurisë ishin vendosur në të gjithë Sweida-n. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›