ROMË – Papa Leone XIV: Arsyeja dhe dialogu janë çelësi i konfliktit Iran-Izrael

ROMË, 14 qershor /ATSH-DPA/- Papa Leone XIV bëri thirrje sot për përgjegjësi, arsye dhe dialog në kuadër të konfliktit në rritje midis Izraelit dhe Iranit.
“Askush nuk duhet të kërcënojë kurrë ekzistencën e tjetrit”, tha kreu i Kishës Katolike, në Bazilikën e Shën Pjetrit gjatë një audience të veçantë për të shënuar Jubileun në Romë.
“Duhet të ketë një angazhim për të ndërtuar një botë më të sigurt dhe të lirë nga kërcënimi bërthamor”, theksoi Papa Leone.
Dy ditë pas sulmit të madh surprizë të Izraelit ndaj Iranit, ai u bëri thirrje udhëheqësve të të dy vendeve të tërhiqen nga lufta dhe të angazhohen në dialog për të mirën e përbashkët.
Papa i parë i lindur në SHBA u bëri thirrje gjithashtu shteteve të tjera – të punonin aktivisht drejt zgjidhjeve që garantojnë siguri dhe dinjitet për të gjithë.
“Kjo mbetet e nevojshme për të krijuar një paqe të qëndrueshme të bazuar në drejtësi, vëllazëri dhe të mirën e përbashkët, tha Papa Leone. //a.i/