E Hënë, 2 Nëntor 2026

ROMË – Rreth 10 000 protestues në mbështetje të popullit palestinez

ROMË, 22 shtator /ATSH/- Nga trenat te shkollat, nga transporti lokal te kujdesi shëndetësor, priten bllokime për shkak të protestave në mbështetje të popullit palestinez në disa qytete të Italisë, sipas “Il Messaggero”.

Protesta e përgjithshme e thirrur për sot nga sindikatat bazë, në solidaritet me popullsinë palestineze në Rripin e Gazës dhe në mbështetje të Flotiljes Globale Sumud, kërcënon të “paralizoje” Italinë.

Tetë mijë njerëz priten të marrin pjesë në proteste, në kryeqytet. Takimi është në orën 11:00 të mëngjesit në Piazza dei Cinquecento, pranë stacionit Termini, ku studentët nga “Universiteti Sapienza” do të mblidhen në një protestë.

Në Milano, protesta do të nisë në orën 10:00 të mëngjesit, ndërsa në Napoli janë planifikuar dy demonstrata: një në Piazza Garibaldi dhe një në ish-bazën e NATO-s në Bagnoli.

Protesta dhe ngjarje janë planifikuar gjithashtu në dhjetëra qytete, duke përfshirë Torinon, Firencen, Ankonën, Barin dhe Palermon.

Në Bolonjë, janë thirrur disa demonstrata, duke e nxitur Shtabin e Policisë të zbatojë një plan sigurie, me afërsisht 200 oficerë dhe siguri të shtuar.

Metroja e Romës aktualisht po funksionon rregullisht, por stacioni “Roma Termini” është i mbyllur.

Metroja dhe transporti publik në Napoli dhe Milano janë gjithashtu të mbyllura pjesërisht.

Pritet gjithashtu të bllokohen portet, duke filluar me ato të Gjenovës, Triestes, Ankonës dhe Civitavecchias.

Probleme mund të shfaqen edhe në Ravenna, ku punonjësit bllokuan së fundmi dy kontejnerë të destinuara për në Izrael.

Pika kryesore e takimit në Lanterna, Gjenovë është planifikuar në orën 8:00 të mëngjesit përpara porteve të San Benignos dhe Albertazzi, shumica e protestuesve do të mblidhen atje, duke synuar të bllokojnë hyrjen në portat e Portit.

Një protestë e përgjithshme në mbështetje të Gazës është duke u zhvilluar sot dhe 10 000 njerëz priten të marrin pjese në kryeqytet.

Autobusët dhe shërbimet e metrosë janë mbyllur në Romë, Milano dhe Napoli.

Shkollat ​​janë gjithashtu të mbyllura. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›