E Diel, 1 Nëntor 2026

ROMË – Vatikani: Luftërat parandaluese rrezikojnë ta “ndezin” botën

ROMË, 4 mars /ATSH-DPA/- Sekretari i Shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, paralajmëroi sot për një erozion të së drejtës ndërkombëtare në lidhje me luftën në Iran.

SHBA-ja dhe Izraeli janë në ditën e pestë të luftës, pasi vendosën të vrasin udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, për shkak se Irani po ndërtonte një arsenal për të sulmuar dhe ende kërkon të ndërtojë një bombë bërthamore.

Irani është hakmarrë duke goditur Izraelin, bazat amerikane në Lindjen e Mesme dhe fqinjët e Gjirit.

“Nëse shteteve do t’u njihej e drejta për “luftë parandaluese”, sipas kritereve të tyre dhe pa një kuadër ligjor mbikombëtar, e gjithë bota do të rrezikonte të digjej”, tha Parolin në Kishën Katolike.

“Ky erozion i së drejtës ndërkombëtare është vërtet shqetësues. Drejtësia i ka lënë vendin forcës, forca e ligjit është zëvendësuar nga ligji i forcës, me bindjen se paqja mund të lindë vetëm pasi armiku të jetë asgjësuar”, shtoi ai.

Papa Leone XIV është shtetas amerikan. Të dielën ai foli për një tragjedi me përmasa të mëdha dhe rrezikun e një “humnere të pariparueshme”. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›