E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i kthjellët me temperatura deri në 20 gradë Celsius

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 7/18 Diell
Kukës 5/16 Diell
Lezhë 6/19 Diell
Dibër 3/16 Diell
Durrës 8/19 Diell
Tiranë 9/20 Diell
Elbasan 8/20 Diell
Berat 4/20 Diell
Vlorë 9/20 Diell
Korçë 1/16 Diell
Gjirokastër 3/20 Diell
Sarandë 8/18 Diell

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›