E Martë, 3 Nëntor 2026

PARIS – Macron kërkon një marrëveshje tregtare BE-SHBA sa më të shpejtë dhe me tarifat më të ulëta të mundshme

ROQUEFORT-SUR-SOULZON (Francë), 3 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkoi një marrëveshje tregtare “sa më shpejt të jetë e mundur” midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, me tarifat doganore “më të ulëta të mundshme”.

“Për mua, marrëveshja e duhur është marrëveshja që përfundohet sa më shpejt të jetë e mundur me tarifat më të ulëta të mundshme dhe që duhet të jetë e drejtë dhe e fortë”, deklaroi presidenti francez, gjashtë ditë para afatit të caktuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ndërsa eurokomisioneri i Tregtisë, Marosh Shefçoviç është në Uashington për të provuar të përfundojë një marrëveshje në emër të 27 shteteve anëtare të BE-së, Macron tha se fillimisht shpresonte për “marrëveshjen më ambicioze”, që do të thotë tarifa “zero për zero” përqind.

“Sepse ne besojmë se ajo që nevojitet midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës nuk janë tarifat, por një treg i hapur ku produktet mund të qarkullojnë”, theksoi ai.

Presidenti francez bëri thirrje gjithashtu që përpjekjet e planifikuara të mbrojtjes të BE-së të “theksohen” në diskutime, si dhe fakti që të 27-t “do të jenë blerës” të “gazit të lëngshëm” amerikan në mënyrë që të zvogëlojnë varësinë e tyre nga Rusia./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›