E Hënë, 2 Nëntor 2026

RUSI – Putin takon ministren e Jashtme të Koresë së Veriut

MOSKË, 27 tetor /ATSH-DPA/ –  Presidenti rus Vladimir Putin u takua sot  në Moskë me ministren e Jashtme të Koresë së Veriut, Choe Son Hui, duke theksuar partneritetin e ngushtë mes dy vendeve, njoftoi Kremlini.

Fotografitë e takimit u shoqëruan me një deklaratë të shkurtër, ku thuhej se Putin i përcolli përshëndetjet e tij liderit koreano-verior, Kim Jong Un.

Gjatë vizitës, Choe u takua edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili e falënderoi Phenianin për mbështetjen në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Sipas Moskës, mijëra ushtarë nga Koreja e Veriut kanë ndihmuar në ndalimin e një kundërofensive ukrainase në rajonin rus të Kurskut në dimrin 2024–2025.

Pheniani është gjithashtu furnizuesi  kryesor  i municioneve të artilerisë dhe raketave për Rusinë. Në vitin 2024, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje partneriteti që përfshin edhe klauzola për ndihmë të ndërsjellë ushtarake. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›