E Martë, 3 Nëntor 2026

RUSI – Sulm ukrainas në një fabrikë dronësh, tre të vdekur dhe 35 të plagosur

MOSKË, 1 korrik /ATSH-ANSA/ – Tre persona u vranë dhe 35 të tjerë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në një fabrikë në Izhevsk, në tokën ruse më shumë se 1 000 kilometra larg kufirit, sipas Alexander Brechalov, kreut të Republikës së Udmurtisë, kryeqyteti i së cilës është Izhevski.

Burime nga Kievi thanë se sulmi kishte në shënjestër një fabrikë dronësh.

Ukraina mori përgjegjësinë për sulmin në një fabrikë që prodhonte “sisteme mbrojtëse ajrore dhe dronë” në qytetin rus të Izhevskit, më shumë se 1 000 kilometra larg kufirit, një sulm që shkaktoi “disa vdekje dhe plagosje”, sipas autoriteteve lokale.

“Dronët e SBU-së, shërbimeve të sigurisë së Ukrainës, “goditën fabrikën Koupol në Izhevsk, e cila prodhon sisteme mbrojtëse kundërajrore ‘Tor’ dhe ‘Osa’ si dhe dronë për ushtrinë ruse”, tha një burim sigurie ukrainas./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›