E Diel, 1 Nëntor 2026

Ra nga mjeti lundures dhe humbi jetën në liqenin e Ulzës, policia jep detaje për mbytjen e 37-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në liqenin e Ulzës, ku një 37-vjeçar është mbytur ndërsa lëvizte me mjet lundrues.

Mësohet se 37 vjeçari A.Z, banues në Laç, dyshohet se duke drejtuar një mjet lundrues në liqenin e Ulzës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në ujë. Më pas, në tentativë për të kapur sërish mjetin lundrues, dyshohet se është mbytur.

Ndërkohë që polumbarët e RENEA-s po punojnë për gjetjen e trupit ët 37-vjeçarit.

Njoftimi:  

Rreth orës 18:20, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Mat ka marrë njoftim se shtetasi A. Z.,  37 vjeç, banues në Laç, dyshohet se, duke drejtuar një mjet lundrues në liqenin e Ulzës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në ujë. Më pas, në tentativë për të kapur sërish mjetin lundrues, dyshohet se është mbytur.

Janë njoftuar polumbarët e RENEA-s, për gjetjen e 37-vjeçarit, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, së bashku me grupin hetimor, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›