Rahoveci themelon shtabin kundër përmbytjeve

PRISHTINË, 6 janar /ATSH/ Reshjet e vazhdueshme të shiut që kanë përmbytur disa zona, e kanë detyruar komunën e Rahovecit, që të formojë Shtabin Komunal për Emergjencë.
Ky shtab, sipas njoftimit zyrtar, operon në çdo kohë dhe koordinon të gjitha ndërhyrjet për menaxhimin e situatës dhe sigurinë e qytetarëve, raporton KosovaPress.
Në këtë njoftim, ku kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë qytetarët, jepen edhe numrat e kontaktit të shërbimeve emergjente për rastet që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme:
029/278/666 – Zjarrfikësit Rahovec
112 – Numri Unik Emergjent
193 – Njësiti i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit
192 – Policia e Kosovës
Drejtoresha për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë komunë, Besmire Bytyqi, ka thënë për KosovaPress se gjendja ka qenë jashtëzakonisht e rënduar në orët e para të ditës, por se aktualisht niveli i ujit ka shënuar rënie.
/KosovaPress//r.e/