E Diel, 1 Nëntor 2026

Nën kontroll situata pas reshjeve të pandërprera në Elbasan

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Bashkia Elbasan bën të ditur se pas 24 orësh reshje shiu të pandërprera, situata në të gjithë territorin e bashkisë paraqitet e qetë dhe nën kontroll.

Të gjitha ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike si në qytet, ashtu edhe në zonat rurale, ndodhen në terren dhe janë në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate të mundshme emergjente. Në zonat rurale po vijon shpërndarja e skorjeve në rrugët malore, si masë parandaluese për ngricat që priten në ditët në vijim. Ndërkohë, po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës, të cilat vijojnë të jenë në kuota normale dhe nuk paraqesin rrezik.

Në zonën urbane, ekipet po mbajnë nën kontroll kolektorët, me qëllim shmangien e bllokimeve të mundshme nga inertet e sjella nga reshjet.

Sipas parashikimeve, 24 orët në vijim priten të shoqërohen me reshje më intensive, ndaj strukturat e bashkisë Elbasan kanë shtuar masat e monitorimit dhe janë në gatishmëri.

1 nga 5

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›