Rama: Bujtina “Kapllani” në Berat, shembull i bukur i mikpritjes tradicionale

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sot një prej bujtinave tradicionale të Beratit, bujtinën “Kapllani”, si shembull të mikpritjes dhe zhvillimit të turizmit rural.
Në një postim në rrjetet sociale e tij, Rama e cilëson bujtinën si një model pozitiv të turizmit familjar, ku vizitorët vendas dhe të huaj mirëpriten me shijet autentike të zonës dhe produkte lokale të siguruara përmes bashkëpunimit me fermerët e Beratit.
“Bujtina “Kapllani”, një shembull i bukur i mikpritjes tradicionale. Bujtina mirëpret turistë vendas e të huaj, duke sjellë shijet autentike të zonës përmes produkteve lokale dhe bashkëpunimit me fermerët e Beratit. Bujtina mirëpret turistë vendas e të huaj, duke sjellë shijet autentike të zonës përmes produkteve lokale dhe bashkëpunimit me fermerët e Beratit”, shkruan kryeministri Rama.
Berati, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, vijon të zgjojë interesin e turistëve në çdo stinë të vitit, duke u renditur ndër destinacionet më të vizituara në Shqipëri.
Rrugicat me kalldrëm të Kalasë dhe lagjet historike të Mangalemit e Goricës mbeten pikat më të frekuentuara nga vizitorët vendas dhe të huaj, të cilët tërhiqen nga trashëgimia kulturore, muzetë, kishat dhe xhamitë që mbart qyteti.
Interes të veçantë turistët tregojnë sidomos për muzetë e qytetit, ku njihen me historinë dhe vlerat e trashëgimisë kulturore.
Përveç turizmit historik, Berati tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë edhe për turizmin natyror dhe atë të aventurës.
Zonat përreth qytetit, si fshatrat turistikë me agroturizme të zhvilluara, mali i Tomorit, ujëvara e Bogovës dhe kanionet e Osumit, janë tashmë pjesë e rëndësishme e ofertës turistike.
1 nga 13/gj.m/r.e/