Rama: Buxhet të dedikuar për ta shtrirë shahun në sa më shumë shkolla të vendit

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se në mbështetjeje të përhapjes së shahut në shkolla është ndarë një buxhet i dedikuar. Rama ka ndarë pamje nga takimi i tij me shahistë nga mbarë vendi në Federatën Shqiptare të Shahut.
Rama shkruan se shahu do të shtrihet në më shumë shkolla dhe se do të ketë më shumë mendje të mprehta.
“Shahu ka shtëpinë e tij. Një hap i rëndësishëm për komunitetin shahistik dhe një mbështetje e re për shahun në shkolla, me buxhet të dedikuar për ta shtrirë në sa më shumë shkolla të vendit
Më shumë shah, më shumë mendje të mprehta”, shkruan Rama.
Lajme të Sugjeruara