E Premte, 6 Nëntor 2026

Mélenchon synon largimin e Francës nga NATO, tërheqja pjesë e programit të tij politik

6 Nëntor 2026 | 21:21

Partia e majtë franceze “Franca e Pabindur”, e drejtuar nga Jean-Luc Mélenchon, ka përfshirë në programin e saj zyrtar tërheqjen graduale të Francës nga NATO. Programi parashikon fillimisht largimin nga struktura e komandës së përbashkët të Aleancës dhe më pas tërheqjen nga vetë organizata. 

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, partia kundërshton gjithashtu kërkesën për rritjen e shpenzimeve ushtarake në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mélenchon, i cili synon presidencën në zgjedhjet e vitit 2027, mbështet një zgjidhje diplomatike për luftën në Ukrainë dhe kërkon garanci të përbashkëta sigurie për Evropën. 

Programi parashikon gjithashtu kontroll më të rreptë të industrisë së armëve, kundërshtim të garës së armatimeve në hapësirë dhe mbylljen e qendrës hapësinore të NATO-s në Tuluzë. Në garën presidenciale, Mélenchon po shfaqet si një nga kandidatët kryesorë të së majtës franceze, ndërsa qëndrimet e tij për NATO-n pritet të hapin debat të fortë politik në Francë.

Home Kryefaqja

Shiko në: YouTube

Lajme të Sugjeruara

Hungaria hap dosjet: A ishte dhe Viktor Orbán, agjent i Sigurimit të Shtetit?

Hungaria hap dosjet: A ishte dhe Viktor Orbán, agjent i Sigurimit të Shtetit?

Alarmet për bomba në avionët europianë, dyshimet bien mbi grupin rus “Male State”

Alarmet për bomba në avionët europianë, dyshimet bien mbi grupin rus “Male State”

Shpëtohen 40 emigrantë në det në Kretë, autoritetet greke ndërhynë në kohë

Shpëtohen 40 emigrantë në det në Kretë, autoritetet greke ndërhynë në kohë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›