E Premte, 6 Nëntor 2026

Rama: Buxheti për bujqësinë i pesëfishuar, mbështetje për mbi 500 projekte në agroturizëm

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përmes fondeve të qeverisë janë mbështetur mbi 500 projekte në bujqësi, kryesisht në agroturizëm, linja përpunimi dhe pika grumbullimi.

Në fjalën e tij, gjatë seancës së sotme plenare ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2025, Rama tha se fondet për mbështetjen e sektorit të bujqësisë janë 5-fishuar.

“Nëse ka një pikë të dytë pas asaj të pensioneve ku mençuria më e madhe e këtyre është të qepin gojën, është bujqësia pa llogaritur fare fondet europiane, thithja e të cilave ishte thuajse zero dhe me të cilat janë financuar apo janë bashkëfinacuar mbi 500 projekte kuptimplota që janë në të gjithë territorin e Shqipërisë, gjithë ato agroturizme, gjithë ato linja përpunimi, gjithë ato pika grumbullimi janë atje në realitetin e Shqipërisë. Unë po them këtu çfarë thotë buxheti i 2025. 146 milion euro për bujqësinë krahasuar e dini me sa, a e dini me sa, apo jo? Me 35 milion euro kur ishin këta, pesëfishi”, deklaroi Rama. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›