E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja, ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot përmes një videoje në rrjetet sociale profile anonime që komentojnë me gjuhë fyese dhe ofenduese.

Në videon e shpërndarë, tregohet se këto llogari janë hapur rishtazi në rrjetet sociale dhe rezultojnë pa ndjekës.

Videoja përmban komente me përmbajtje fyese dhe ofenduese të drejtuara ndaj Kryeministrit, të cilat Rama i cilëson pjesë të një fushate të organizuar të urrejtjes në rrjetet sociale.

“Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja, ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale (së shpejti edhe prova)”, shkroi Kryeministri krahas videos.

Prej 37 ditësh në Tiranë vijon protesta kundër projektit të investimit në Zvërnec. Javën e kaluar pati tensione përpara Kuvendit, gjatë zhvillimit të seancës plenare, ku një grup protestuesish hodhën vezë dhe mjete të forta në drejtim të deputetëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit. Po ashtu, episod dhune u regjistrua edhe tek Komisariati nr. 3.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›